Ele, Lama, Lingota, Katror, Hexagon Inox

Shufra Inoksi

Zbuloni gamën tonë të gjerë të shufrave inoks . Proinox Albania garanton produkte të çertifikuara, prerje sipas porosisë dhe transport të shpejtë në gjithë Shqipërinë.

 

Shufrat e inoksit përdoren gjerësisht në ndërtim, industri, arkitekturë dhe sektorë të ndryshëm prodhimi për shkak të rezistencës së lartë ndaj korrozionit, forcës mekanike dhe jetëgjatësisë së tyre. Ato shërbejnë për korniza konstruktive, aks makinerish, pajisje prodhimi, dekor modern dhe në ambiente që kërkojnë pastërti si industria ushqimore e farmaceutike. Falë shumëllojshmërisë së formave dhe përpunueshmërisë së lehtë, shufrat inox janë të domosdoshme në aplikime ku kërkohet estetikë e qëndrueshmëri, si parmakë, instalime teknike dhe elementë përforcues.

Lingota

Aliazhe : 303, 304, 310, 316, 316Ti, 430, 430F
Dimensione : 2mm deri në 500mm
Gjatësia Standarte : 3 metra ose 6 metra

Lama

Aliazhe: 304, 316
Dimensione : 10x3 deri në 100x100x10
Gjatësia Standarte : 6 metra

Ele

Aliazhe: 304, 316
Dimensione : 12x3 deri në 150x50
Gjatësia Standarte : 6 metra

Hekur katror

Aliazhe: 304, 316
Dimensione : 4X4 deri në 80X80
Gjatësia Standarte :4 metra ose 6 metra