Plastika
Plastikat për Industri
Proinox Albania ofron një gamë të gjerë produktesh plastike teknike për industri të ndryshme, duke siguruar furnizim të pakufizuar dhe shërbim cilësor që i përshtatet nevojave të ndryshme të përdorimit të plastikës.
Produktet tona
Ne ofrojme tabakë dhe shufra të ndryshme

Tabake PA 6
Poliamidi përdoret për forcën e lartë, elasticitetin, qëndrueshmërinë ndaj konsumit dhe rezistencën ndaj nxehtësisë dhe kimikateve, duke e bërë atë të përshtatshëm për një gamë të gjerë aplikimesh industriale.

Polietileni
Polyethylene është një plastikë termoplastike Kjo plastikë është e njohur për forcën e mirë, fleksibilitetin, rezistencën ndaj lagështisë dhe kimikateve, si dhe për vetinë e saj izolues elektrostatik.

Teflon
PTFE është e njohur për rezistencën e jashtëzakonshme kimike, stabilitetin e lartë në temperatura nga -200°C deri në +260°C, dhe sipërfaqen shumë të ulët të fërkimit.

POM-C
POM-C, i njohur ndryshe si Polyoxymethylene CoPolymer ose Acetal CoPolymer, është një plastikë inxhinierike me performancë të lartë që ofron qëndrueshmëri mekanike të jashtëzakonshme dhe rezistencë të lartë kundrejt konsumimit dhe lëngjeve kimike.

Shufra PA6
Përdoret gjerësisht për ingranazhe, kushineta, rrotulla dhe pjesë të përpunuara mekanike që kërkojnë rezistencë të lartë mekanike. Ofron qëndrueshmëri shumë të mirë ndaj konsumit, fortësi të lartë dhe aftësi të shkëlqyer për të përballuar ngarkesa dinamike.

Shufra Polietileni
Përdoret për udhëzues, mbështetje, rezervuarë dhe pjesë të ndryshme në industri ushqimore dhe kimike. Ofron rezistencë shumë të mirë ndaj kimikateve dhe lagështisë, sipërfaqe me fërkim të ulët dhe qëndrueshmëri të mirë ndaj goditjeve.

Shufra POM-C
Përdoret për pjesë precize si ingranazhe, bushina, rrotulla dhe komponentë teknikë me toleranca të ngushta. Ofron stabilitet dimensional të lartë, fërkim të ulët dhe rezistencë shumë të mirë ndaj konsumit dhe deformimit.

