Partneri juaj i sigurt për element inoksi marin AISI 316. Bulona, mentesha, dado, rondele dhe aksesore rezistente ndaj ujit të kripur, gati për çdo specifikim të projektit tuaj detar.
Inoksi Marin gjendet kudo! Nga menteshat e ndryshme me rezistencë të lartë, te bollardët e kuvertës dhe kavot prej inoksi AISI 316. Zbuloni pse inoksi detar është zgjedhja me rezistencë absolute ndaj ujit të kripur për çdo projekt detar dhe jahtesh.
Alumini peshon vetëm një të tretën e çelikut, duke e bërë idealin për aplikime industriale ku pesha është kritike, Pavarësisht peshës së reduktuar, llamarina alumini ofron rezistencë mekanike të shkëlqyer.
Alumini krijon një shtresë mbrojtëse okside që e mbron nga ndryshku dhe korrozioni, duke siguruar jetëgjatësi të jashtëzakonshme. Perfekt ër aplikime marine, industriale dhe në ambiente me lagështi të lartë
Alumini është 100% i riciklueshëm. Përçueshmëria e lartë termike e alumini përdoret në sistemet HVAC, shkëmbyesit e nxehtësisë dhe panelet diellore për të rritur efikasitetin energjetik.
Alumini saldohet, pritet dhe perpunohet lehtë, duke reduktuar kohën dhe kostot e prodhimit për punuesit. Një veçori e cila lejon për shum fabrike komplekse
Ne ofrojmë produkte të ndryshme në bazë të aplikimit.

Bullona dhe vida te ndryshme A4-70 ose 80.

E dizajnuar për siguri dhe rezistencë. Ideale për dysheme, shkallë dhe sipërfaqe që kërkojnë stabilitet dhe qëndrueshmëri të lartë në zona me trafik të rënduar.Gjithashtu përdoret dhe për aplikime dekorative

Krijoni një estetikë unike dhe fshesh papërsosmëritë. Finitura "stucco" ofron një pamje dekorative me teksturë, rrit ngurtësinë e llamarinës dhe minimizon shkëlqimin, duke e bërë atë perfekte për fasada, izolime dhe panele.

Shufrat e aluminit përdoren gjerësisht për pjesë të përpunuara, konstruksione mekanike dhe aplikime strukturore në industri të ndryshme. Ofron kombinim të shkëlqyer të rezistencës mekanike, peshë të lehtë dhe rezistencë të mirë ndaj korrozionit, si dhe përpunueshmëri dhe saldueshmëri shumë të mirë.
WhatsApp us
