Zbuloni gamën tonë të gjerë të tubave dhe profileve inox AISI 304/316, ideale për ndërtim, industri ushqimore dhe projekte inxhinierike. Proinox Albania garanton produkte të çertifikuara, prerje sipas porosisë dhe transport të shpejtë në gjithë Shqipërinë.
Tubat dhe profilet e çelikut inox përdoren gjerësisht për struktura, tubacione dhe elementë dekorativë sepse ofrojnë rezistencë të lartë ndaj korrozionit, higjienë dhe jetëgjatësi në ambiente të brendshme dhe të jashtme.
Proinox Albania furnizon tuba dhe profile AISI 304/316 në dimensione dhe finitura të ndryshme, me prerje sipas porosisë dhe dokumentacion europian të cilësisë kur kërkohet.
Materialet janë të përshtatshme për industri si ndërtimi, ushqimorja, farmaceutika, energjia dhe teknologjia, ku kërkohet performancë e qëndrueshme dhe pastërti.
Falë logjistikës dhe stokut, dërgesat realizohen shpejt për projekte në të gjithë Shqipërinë dhe rajon
Ne ofrojmë disa modele Tubash & Profilesh
Tubat dekorativ janë ideal për hapësira që kërkojnë estetikë moderne dhe rezistencë afatgjatë, falë qëndrueshmërisë ndaj korrozionit dhe pastrimit të lehtë; ofrohet në finitura satinë & pasqyrë.
Profile inox në cilësitë AISI 304/304L dhe 316/316L për përdorime dekorative dhe strukturore me rezistencë të lartë ndaj korrozionit dhe formueshmëri të mirë. Gamat e dimensioneve mbulojnë nga afërsisht 10×10 mm deri 100×100 mm e më lart, me spresorë të ndryshëm. Ofrohen në finatura satine dhe pasqyrë.
Tubat inox sipas standardit EN 10217-7 janë të projektuar për punë në sisteme presioni, me siguri funksionale sipas kushteve teknike të standardit dhe certifikimit përkatës. Ofron gamë dimensionale nga Ø21.3 mm deri në Ø406.4 mm, me trashësi muri të ndryshme në varësi të kërkesës së presionit dhe aplikimit. Tubat janë të përshtatshëm për bashkim me rakorderitë dhe aksesorët që ofrojmë, duke mundësuar linja të plota tubacionesh për ujë, avull, ajër të kompresuar dhe procese industriale.
Tubat sipas standardit DIN EN 10357 janë projektuar specifikisht për industritë ushqimore, farmaceutike dhe kimike. Sipërfaqja e brendshme ka ashpërsi Ra < 0.8 µm, ndërsa zona e saldimit Ra < 1.6 µm, që siguron pastrueshmëri maksimale dhe parandalon grumbullimin e baktereve. Tubat fillojnë nga DN 10 deri në DN 200.
A short description of the benefit.
A short description of the benefit.
A short description of the benefit.
A short description of the benefit.
WhatsApp us