Këto janë aliazhet tona kryesore që ne ofrojmë
AISI 201 është një inox austenitik me manganes dhe azot në vend të nikelit të plotë (16-18% Cr, 3.5-5.5% Ni), i përdorur kryesisht për produkte në ambiente të brendshme me lagështi të ulët si mobilje dhe dekor, pasi është më ekonomik por me rezistencë më të dobët ndaj korrozionit.
AISI 304 (18% Cr, 8% Ni, i njohur si 18/8) është gradi më e përdorur gjerësisht për pajisje kuzhine, industria ushqimore, tubacione ujë dhe fasada, duke ofruar rezistencë të shkëlqyer ndaj korrozionit në mjedise të zakonshme.
AISI 316 përmban 2-3% molibden që e bën superior ndaj kripës dhe acideve (16-18% Cr, 10-14% Ni, 2-3% Mo), prandaj përdoret në industria detare, farmaceutike, kimike dhe për pajisje mjekësore.
AISI 430 është një inox ferritik me krom të lartë (16-18% Cr) pa nikel, i përdorur për aplikacione dekorative, aparatura shtëpiake dhe industri automobilistike kur kërkohet ngjyrim i bukur dhe kostot e ulëta, por me rezistencë më të kufizuar ndaj korrozionit.
Ne ofrojmë gjithmonë llamarina inoksi në stok, të gatshme për furnizim të menjëhershëm. Llamarinat inox janë ideale për përdorime industriale, ndërtim dhe përpunim ushqimor falë rezistencës ndaj korrozionit dhe cilësisë së lartë. Zgjidhje e sigurt dhe efikase për çdo projekt profesional.
Disponojmë dimensione standarde si 1000x2000, 1250x2500 dhe 1500x3000 mm, në grade të ndryshme sipas kërkesës. Gjithashtu ofrojmë gjatësi sipas kërkesës.
Asistojme klientët në përzgjedhjen e materialit të duhur duke ofruar këshillim teknik dhe zgjidhje profesionale për çdo aplikim.
Organizojmë shpërndarje të shpejtë dhe të sigurt të materialeve në të gjithë Shqipërinë sipas nevojave të klientit.
WhatsApp us
