Zgjidhje të Certifikuara për Industrinë Ushqimore
Qëllimi ynë!
Në Proinox Albania, angazhimi ynë për përsosmëri fillonë nga kuptimi i rëndësisë kritike të standardeve higjenike në industrinë e përpunimit të ushqimit. Ofrojmë materiale AISI 304 dhe AISI 316 me certifikata ndërkombëtare, duke garantuar projektim higjenik superior dhe cilësi ndërtimi që ruajnë integritetin e produktit dhe sigurinë mikrobiologjike. Ekspertiza jonë teknike dhe përkushtimi ndaj standardeve europiane të sigurisë ushqimore na bëjnë partneri ideal për bizneset që kërkojnë zgjidhje profesionale për fabrikat e tyre.
Produktet që ne ofrojmë
Ne ofrojmë giithçka ju nevojitet për fabrikat tuaja.

Rakorderi DIN 11851
Standardi gjerman i përdorur gjerësisht në industrinë e birrës, ushqimit dhe përpunimit të qumështit. Higjenik Ra ≤ 0.8 µm

Rakorderi Clamp
Standardi më higjienik dhe më i përdorur në industrinë farmaceutike, ushqimore dhe bioteknologjike. Këto fitingje ekzistojnë në dimensionet DIN dhe ISO.

Rakorderi GAS
ISO 4144: është standardi ndërkombëtar që specifikon rakorderitë inox me lidhje me fileto për aplikime industriale si gaz, avull, ajër, ujë dhe vaj.

Rakorderi Saldimi
EN 10253 është standardi evropian që specifikon kërkesat teknike për rakorderi inoxi për saldim.

Rakorderi Saldimi Seamless
Rakorderi, të tipit seamless (pa saldim anësor), sipas ASME B16.9, janë rakorderi standarde që përdoren për të bashkuar tuba përmes saldimit në sistemet industriale të tubacioneve.

Rakorderi Saldimi B16.9
Rakorderit e prodhuara me saldim, duke respektuar dimensionet sipas ASME B16.9, kanë tolerancë pak më të ulët ndaj presionit për shkak të saldimit, por mbeten një zgjedhje shumë e mirë dhe e sigurt për shumicën e përdorimeve industriale.

Rakorderi Presioni 3000 LBS
Rakorderit e klasit 3000 lbs janë të prodhuara për të përballuar presione të larta deri në 206 Bar në 100 grad, Duke respektuar standardet përkatëse të dimensioneve dhe forcës. Ato përdoren kryesisht në sisteme industriale ku kërkohet mbrojtje maksimale ndaj rrjedhjeve dhe rezistencë mekanike.

Rakorderi ASME PBE
ASME PBE është një standard ndërkombëtar i zhvilluar për projektimin e pajisjeve dhe sistemeve që përdoren në prodhimin e biopharmaceuticals, vaksinave dhe produkteve të tjera biologjike. Standarti fokusohet në sigurinë, cilësinë dhe pastërtinë e procesit duke përcaktuar kërkesa të rrepta për materialet, përfundimet sipërfaqësore, dimensionet, metodat e saldimit dhe dokumentacionin certifikues.
Besuar nga:
