Inoksi në industri
Qëllimi ynë!
Inoksi është një nga materialet më të gjithanshme në industrinë moderne. Falë vetive të tij të jashtëzakonshme, inoksi përdoret gjerësisht në shumë sektorë – nga industria ushqimore dhe farmaceutike deri tek sektori i gazit, ujësjellësit, automobilistikës dhe ndërtimit.Rezistenca ndaj korrozionit është veçoria më e spikatur e inoksit. Kjo e bën ideal për përdorim në ambiente me lagështirë të lartë, kontakt me kimikate apo kushte agresive. Sipërfaqja e lëmuar dhe e lehte për t’u pastruar garanton higjienë maksimale, veçanërisht e rëndësishme në industrinë ushqimore dhe farmaceutike.
Sektorët Industrial që Proinox mbulon
Ne ofrojmë giithçka ju nevojitet.

Industria Ushqimore
Në industrinë ushqimore, inoksi është thelbësor për garantimin e higjienës dhe sigurisë. Përdoret në linja teknologjike për prodhimin e qumështit, pijeve, vererave, birrës dhe ushqimeve të përpunuara. Sipërfaqja e lëmuar me Ra ≤ 0.8 µm parandalon akumulimin e baktereve dhe lehtëson procesin e pastrimit CIP (Cleaning in Place). Materialët e certifikuar sipas standardeve gjermane dhe FDA sigurojnë që asnjë substancë e dëmshme nuk kalon në produkt.

Kuzhinat Industriale
Inoksi është materiali bazë për prodhimin e të gjitha pajisjeve dhe elementeve të kuzhinave profesionale. Tavolinat e punës, lavamanet, raftet, dhe sistemet e aspirimit. Gjithashtu paisjet kryesore si furrat, sobat, zgarat, dhe sistemet e ventilimit përdorin inoks për të përballuar temperaturat e larta dhe përdorimit intensiv.

Industria Hidraulike
Sistemet hidraulike industriale funksionojnë me presion të lartë dhe kërkojnë rakorde me rezistencë maksimale. Rakordet Inoks ISO 4144 përdoren për transport të vajrave hidraulike, ajrit të kompresuar, gazit dhe ujit nën presion. Në fabrika, krana portuale, makina ndërtimi dhe sisteme automatizimi, këto rakorde duhet të garantojnë hermeticitet absolut dhe rezistencë ndaj vibrimeve. Cilësia AISI 316 ofron mbrojtje shtesë në ambiente me prezencë të klorit ose substancave agresive kimike.

Agrikultura
EN 10253 është standardi evropian që specifikon kërkesat teknike për rakorderi inoxi për saldim.

Paisjet Industriale
Sistemet hidraulike industriale funksionojnë me presion të lartë dhe kërkojnë rakorde me rezistencë maksimale. Rakordet Inoks ISO 4144 përdoren për transport të vajrave hidraulike, ajrit të kompresuar, gazit dhe ujit nën presion. Në fabrika, krana portuale, makina ndërtimi dhe sisteme automatizimi, këto rakorde duhet të garantojnë hermeticitet absolut dhe rezistencë ndaj vibrimeve. Cilësia AISI 316 ofron mbrojtje shtesë në ambiente me prezencë të klorit ose substancave agresive kimike.

Spitale
Rakorderit e prodhuara me saldim, duke respektuar dimensionet sipas ASME B16.9, kanë tolerancë pak më të ulët ndaj presionit për shkak të saldimit, por mbeten një zgjedhje shumë e mirë dhe e sigurt për shumicën e përdorimeve industriale.

Industria Automotive
Rakorderit e klasit 3000 lbs janë të prodhuara për të përballuar presione të larta deri në 206 Bar në 100 grad, Duke respektuar standardet përkatëse të dimensioneve dhe forcës. Ato përdoren kryesisht në sisteme industriale ku kërkohet mbrojtje maksimale ndaj rrjedhjeve dhe rezistencë mekanike.

Konstruksioni
ASME PBE është një standard ndërkombëtar i zhvilluar për projektimin e pajisjeve dhe sistemeve që përdoren në prodhimin e biopharmaceuticals, vaksinave dhe produkteve të tjera biologjike. Standarti fokusohet në sigurinë, cilësinë dhe pastërtinë e procesit duke përcaktuar kërkesa të rrepta për materialet, përfundimet sipërfaqësore, dimensionet, metodat e saldimit dhe dokumentacionin certifikues.
Besuar nga:
