Llamarina Alumini

Llamarina Alumini

Burimi juaj i besuar për llamarina alumini. Ne ofrojmë sipërfaqen matt, llamarina të kodrinuara, kundër rrëshqitjes dhe sipërfaqe dekorative “stucco” për të përmbushur specifikimet e sakta të projektit tuaj.


Përdorime te ndryshme!

Alumini gjendet kudo! Nga llamarinat e aluminit për fasadat moderne dhe dyshemetë kundër rrëshqitjes (kodrinuara), te kanalizimet e ajrit dhe reklamat dhe strukturat e ndryshme. Zbuloni pse alumini është zgjiedhja perfekte për çdo projekt ndërtimi, industrial.

Përse Profesionistët Zgjedhin Aluminin?

Peshë e Lehtë dhe Rezistencë e Lartë

Alumini peshon vetëm një të tretën e çelikut, duke e bërë idealin për aplikime industriale ku pesha është kritike, Pavarësisht peshës së reduktuar, llamarina alumini ofron rezistencë mekanike të shkëlqyer.

Rezistencë e Përsosur ndaj Korrozionit

Alumini krijon një shtresë mbrojtëse okside që e mbron nga ndryshku dhe korrozioni, duke siguruar jetëgjatësi të jashtëzakonshme. Perfekt ër aplikime marine, industriale dhe në ambiente me lagështi të lartë

Efikasitet Energjetik dhe Qëndrueshmëri Mjedisore

Alumini është 100% i riciklueshëm. Përçueshmëria e lartë termike e alumini përdoret në sistemet HVAC, shkëmbyesit e nxehtësisë dhe panelet diellore për të rritur efikasitetin energjetik.

Fleksibilitet i Plotë në Saldim dhe Përpunim

Alumini saldohet, pritet dhe perpunohet lehtë, duke reduktuar kohën dhe kostot e prodhimit për punuesit. Një veçori e cila lejon për shum fabrike komplekse

Specifikimet Teknike

Aliazhet

Ofrojmë aliazhe si 1050, 3003, 5005, 5754, 6005. Aliazhi 1050 përdoret për aplikimet e përgjitshme. 3003 me mangan është i përshtatshëm për aplikime që kërkojnë rezistencë ndaj korrozionit dhe forcë mesatare. Seria 5000 ofron rezistencë të lartë ndaj korrozionit dhe përdoret gjerësisht në aplikimet marine.

Dimensionet

Formatat tona standarde përfshijnë 1000x2000mm, 1250x2500mm dhe 1500x3000mm, të disponueshme në stok për dorëzim të menjëhershëm. Për projekte specifike dhe kërkesa të veçanta, ofrojmë formate të personalizuara si 1500x4000mm, 2000x4000mm dhe 1250x3000mm.

tEMPERIMI

Ofrojmë produkte me temperime të ndryshme. Temper O është gjendja e zbutur maksimale, ideale për përkulje të thellë dhe formim kompleks. Temper H (H14, H18, H22, H24) përfaqëson aluminin e fortësuar me punë të ftohtë, ku numri tregon gradën e forcimit -Seritë 6xxx ofrohen në temper T4, T5 dhe T6.

Sipërfaqja

Ofrojmë llamarina alumini me trajtim sipërfaqe për nevoja estetike dhe mbrojtëse të ndryshme. Ofrojmë sipas kërkesës film PVC 80 mikron që garanton mbrojtje maksimale nga gërvishtjet, korrozoni dhe kushtet atmosferike gjatë transportit, magazinimit dhe instalimit.